Ceremonitë e ditës së dyzetë për «Zotërinë dëshmor të Iranit» në Teheran, Kum dhe Mashhad
Ky është përkthim i tekstit origjinal në persisht. Teksti origjinal në persisht
Me rastin e ditës së dyzetë të përcjelljes dhe varrimit të trupit të Zotërisë dëshmor të Iranit, Zyra e Udhëheqësit të Revolucionit Islamik njoftoi me një komunikatë mbajtjen e ceremonive përkujtimore për Udhëheqësin dëshmor, Ajatollah el-Uzma Sejjid Ali Hosseini Khamenein, në Teheran, Kum dhe Mashhad.
Teksti i plotë i komunikatës së Zyrës së Udhëheqësit të Revolucionit Islamik:
بسمهتعالی
Në Emrin e Tij të Lartësuar
Me rastin e ditës së dyzetë të përcjelljes historike dhe të varrimit të trupit të pastër të Zotërisë dëshmor të Iranit, në emër të Ajatollah Sejjid Mojtaba Hosseini Khamenei, Udhëheqësit të nderuar të Revolucionit Islamik, do të mbahen në Teheran, Kum dhe Mashhad ceremoni përkujtimore për atë Udhëheqës madhështor dhe për familjen e tij.
Ceremonitë përkujtimore për Udhëheqësin dëshmor, Ajatollah el-Uzma Sejjid Ali Hosseini Khamenein, do të mbahen si më poshtë:
Teheran: e martë, 27 Mordad, ora 17:00–19:00, në sallën e faljes së Musallasë Imam Khomeini (Allahu e mëshiroftë).
Kum: e mërkurë, 28 Mordad, pas namazit të akshamit dhe të jacisë, në faltoren e Hazrete Fatime Masumes (paqja qoftë mbi të).
Mashhadi i shenjtë: e enjte, 29 Mordad, në prag të përvjetorit të martirizimit të Imam Hasan Askeriut (paqja qoftë mbi të), pas namazit të akshamit dhe të jacisë, në faltoren e shenjtë Razavi.
Populli mirënjohës i Iranit ftohet të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për Udhëheqësin dëshmor.
Pjesëmarrja e zjarrtë dhe masive e të gjithë iranianëve dhe e të përkushtuarve ndaj dy Imamëve të Revolucionit në ceremonitë e ditës së dyzetë të Udhëheqësit dëshmor do të jetë një besëlidhje e përtërirë me udhëheqjen e nderuar të Revolucionit Islamik dhe një rikonfirmim i vazhdimit të rrugës së Zotërisë dëshmor të Iranit.
Zyra e Udhëheqësit të Revolucionit Islamik