Emërimi i Hoxhetul-Islam vel-Muslimin Hossein Taeb në postin e kreut të Organizatës së Basixhit të të Shtypurve të Korpusit të Gardës
Ky është përkthim i tekstit origjinal në persisht. Teksti origjinal në persisht
بسم الله الرحمن الرحیم
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
Hoxhetul-Islam vel-Muslimin Hossein Taeb
Duke pasur parasysh martirizimin e lavdishëm dhe krenar të gjeneralmajorit Gholamreza Soleimani nga dora e armikut sionisto-amerikan, dhe duke marrë parasysh përkushtimin, aftësinë dhe përvojat tuaja të çmuara, si dhe me propozimin e komandantit të përgjithshëm të Korpusit, ju emëroj në postin e kreut të Organizatës së Basixhit të të Shtypurve të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik.
Duke pasur parasysh kërkesat dhe kushtet e reja të vendit, pritet realizimi i kërkesave të mëposhtme, duke marrë parasysh masat e komandantit të përgjithshëm të Korpusit:
1. Thellimi dhe zgjerimi i kulturës së Basixhit dhe të rezistencës, me qëllim realizimin e sloganit „Çdo iranian, një basixhi“, duke shfrytëzuar potencialin e të gjithë popullit të ringjallur dhe të shtresave prej milionash të gatshme për të dhënë jetën, në drejtim të një Irani të fortë dhe të bashkuar dhe të mbrojtjes së Revolucionit Islamik
2. Forcimi i rrjetit të informacionit popullor, rritja e aftësive dhe e trajnimeve të nevojshme, të shoqëruara me rritjen e largpamësisë, dhe shfrytëzimi i teknologjive të reja për përballjen me bazë popullore me kërcënimet e armikut
3. Bashkëveprimi konstruktiv dhe efektiv me institucionet dhe organizatat e tjera shtetërore, qeveritare dhe publike, si dhe zgjerimi i grupeve xhihadiste, i Basixhit të shtresave dhe të lagjeve, me qëllim zhvillimin e shërbimeve shoqërore efektive me xhaminë në qendër
4. Përhapja e kulturës basixhi si model i rezistencës dhe i qëndresës popullore në mbarë botën përballë kryeneçësisë sionisto-amerikane
Shpresohet që vëmendja dhe lutjet e Zotërisë sonë (Allahu i Lartësuar e shpejtoftë daljen e tij të nderuar) të sjellin suksese gjithnjë në rritje për ju dhe për të gjithë basixhinjtë e dashur.
Sejjid Mojtaba Hosseini Khamenei