Ky është përkthim i tekstit origjinal në persisht. Teksti origjinal në persisht

بسم الله الرحمن الرحیم
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Vëllai i nderuar, Dr. Mohsen Rezaei

Duke pasur parasysh përvojat tuaja të çmuara, me anë të kësaj ju, që jeni ndër pionierët e periudhës së lavdishme të tetë viteve të Mbrojtjes së Shenjtë, ju emëroj si përfaqësuesin tim në Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare. Shpresoj që në kryerjen e kësaj përgjegjësie të rëndësishme të arrini suksesin e plotë.

Njëkohësisht falënderohet vëllai i dashur, Dr. Mohammad Bagher Zolghadr, për përpjekjet e tij ditë e natë.

Në dashtë Allahu, nën vëmendjen e Zotërisë tonë, Bekijetullah el-A’dham (Mbetja më e Madhe e Allahut), Allahu i Lartësuar e shpejtoftë daljen e tij të nderuar, të jeni gjithmonë një ushtar muxhahid për kombin krenar të Iranit.

Sejid Mojtaba Khamenei