Përfaqësuesit e Udhëheqësit të Revolucionit Islam vizitojnë në spital Ajatollah të Madh Vahid Khorasanin
Ky është përkthim i tekstit origjinal në persisht. Teksti origjinal në persisht
Një delegacion në emër të Udhëheqësit të nderuar të Revolucionit Islam vizitoi sot pasdite në spital Ajatollah të Madh Vahid Khorasanin.
Hoxhetul-Islam vel-Muslimin Rahimian, Mohammadi Araghi dhe Haxhi Ali Akbari shkuan sot pasdite në një nga spitalet e Teheranit, ku përcollën përshëndetjet dhe lutjet e Udhëheqësit të nderuar të Revolucionit Islam dhe u informuan për gjendjen shëndetësore të Ajatollah të Madh Vahid Khorasanit, një nga burimet e mëdha të imitimit (merxhi’ et-taklid).
Ajatollah i Madh Vahid Khorasani u shtrua në spital për shkak të një sëmundjeje dhe ndodhet në repartin e kujdesit intensiv.