Mesazh pas vdekjes së nënës së martirëve Mozaffar
Ky është përkthim i tekstit origjinal në persisht. Teksti origjinal në persisht
بسمالله الرحمن الرحیم
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
Z. Hossein Mozaffar! Paqja qoftë mbi ju;
Ju shpreh ngushëllimet juve, familjarëve të tjerë të nderuar dhe familjeve të nderuara të martirëve dhe të veteranëve të sakrificës për vdekjen e nënës së nderuar dhe nënës vetëmohuese e të durueshme të martirëve krenarë Hasan, Ali dhe Reza Mozaffar (kënaqësia e Allahut të Lartësuar qoftë mbi ta).
Kjo zonjë e nderuar dhe e devotshme, duke rritur fëmijë besimtarë dhe të përkushtuar ndaj mbrojtjes së shenjtërisë së Revolucionit Islamik, ka arritur pozitën e lartë të afërsisë me Allahun. Shpresohet që shpirti i saj i pastër, pranë shpirtrave të pastër të fëmijëve të saj martirë, të zhytet në mëshirën dhe në kënaqësinë hyjnore.
Sejjid Mojtaba Hosseini Khamenei