Ky është përkthim i tekstit origjinal në persisht. Teksti origjinal në persisht

بسم‌الله الرّحمن الرّحیم
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Autoriteteve të mëdha fetare (merxhi’), dijetarëve të nderuar, profesorëve dhe të diturve të seminareve fetare dhe të universiteteve, mendimtarëve dhe elitave të çmuara, emirëve dhe krerëve të fiseve, shejhëve të klaneve dhe krerëve të bashkësive, si dhe popullit fisnik e të dashur dhe të rinjve të zellshëm e fisnikë të tokës së shtypur të Irakut, u dërgojmë përshëndetje, nderime, respekt dhe mirënjohje të thellë.

Populli besimtar i Irakut, i cili gëzon mirësinë e madhe të fqinjësisë me familjen e Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të gjithë ata) dhe të mikpritjes së tyre në vendet e shenjta, me një histori të ndritur kulture dhe me një mbështetje shpirtërore dhe udhëzuese si seminari i ndritshëm dhe i lashtë i Nexhefit të Fisnikëruar, si dhe me veprimtarinë e tij muxhahide në Frontin e Rezistencës, në pritjen e prijësit të madhërishëm dëshmor, Allahu e lartësoftë pozitën e tij të nderuar, ashtu si kombi i Iranit, krijoi një epope të madhe, plot kuptim dhe të mbushur me zjarr e përvëlim.

Iraku, që nga dita kur këmbët e bekuara të zotërisë tonë, Prijësit të Besimtarëve (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), shkelën në tokën e tij, u bë një tokë e bekuar, dhe shumë shpejt banorët e tij, me krenari të plotë, e varën në qafë gjerdanin e dashurisë dhe të velajetit të tij dhe të pasardhësve të tij të pastër (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të gjithë ata). Periudhat e sundimit të tiranëve dhe të sunduesve zullumqarë mbi këtë tokë nuk arritën kurrë ta fshinin nga zemrat e këtij populli margaritarin e pastër të velajetit dhe të dashurisë për familjen e pastër të Profetit. Prandaj, pas rënies së qeverisjes baathiste, ndodhi ngjarja e madhe e ecjes në këmbë të Erbainit, e cila, duke qenë se buronte nga thellësia e shpirtit të njerëzve besimtarë, u zgjerua dita-ditës; dhe pikërisht për këtë arsye, kur ky popull pa se biri i shtypur dhe dëshmor i Prijësit të Besimtarëve dhe i Prijësit të Dëshmorëve (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dy), pas vitesh largimi të dukshëm nga vendet e shenjta, kësaj radhe po vinte për tavaf rreth varreve të ndritura me një trup të ngjashëm me atë të Husejnit, të nënës dhe të vëllait të tij, me gjithë qenien e tij e nderoi ardhjen e tij.

Nga ana tjetër, ky varrim me miliona pjesëmarrës dhe i pashembullt i flamurtarit të rezistencës tregoi një shfaqje të plotë të dashamirësisë, vëllazërisë dhe bashkëmendimit midis dy kombeve, irakian dhe iranian. Pa dyshim, krerët e arrogancës, me zemra të tmerruara, panë pamjet e skenave madhështore të këtij tubimi të madh në Irak dhe panë se si investimet e mëdha që kishin bërë për shkatërrimin e marrëdhënieve të dy kombeve dolën të kota dhe pa efekt. Kjo prani e disa dhjetëra milionë vetave, si në Iran ashtu edhe në Irak, dhe pikërisht me rastin e varrimit dhe të përcjelljes së Imamit muxhahid dëshmor, Allahu e lartësoftë pozitën e tij të nderuar, hapi një kapitull të ri zgjimi dhe veprimi për ndryshimin e ekuacioneve të paracaktuara të arrogantëve. Tani Shejtani i Madh, Amerika kriminale, e ka kuptuar se vazhdimi i pranisë së saj pa telashe dhe hegjemoniste në rajon nuk është gjë tjetër veçse një iluzion i papjekur.

Së shpejti, edhe një herë, krahët e hapur të kombit bujar të Irakut dhe të fiseve e bashkësive të tij zemërngrohta e të dashura për vizitorët e mallëngjyer të vizitës së Erbainit, përfshirë një numër të madh që do ta bëjnë vizitën në emër të Zotërisë dëshmor të Iranit, do të gërshetohen me kujtimin e këtij varrimi madhështor dhe të atij burri të madh, i cili ndoshta për vite me radhë e ushqente në zemër dëshirën për të vizituar vendet e shenjta, dhe do ta shpalosin para të gjithëve sloganin plot të vërtetë حُبُّ‌ الحسین یَجمَعُنا (dashuria për Husejnin na bashkon), dhe në dashtë Allahu, do ta sjellin lutjen e Zotërisë tonë, Allahu i Lartësuar e shpejtoftë daljen e tij të nderuar, për sigurinë, begatinë dhe përparimin e kombit të Irakut; me mirësinë dhe bujarinë e Tij.

Sejid Mojtaba Hosseini Khamenei
2 Safer el-Muzaffer 1448 / 26 Tir 1405