Emërimi i Hoxhetul-Islam vel-Muslimin Mohseni Ejei në krye të pushtetit gjyqësor
Ky është përkthim i tekstit origjinal në persisht. Teksti origjinal në persisht
بسم الله الرّحمن الرّحیم
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
I nderuari Hoxhetul-Islam vel-Muslimin, z. Mohseni Ejei (Allahu ia vazhdoftë suksesin)
Duke vlerësuar përpjekjet tuaja të çmuara dhe të sinqerta, në bazë të nenit njëqind e pesëdhjetë e shtatë të Kushtetutës, ju emëroj në krye të pushtetit gjyqësor.
Tërësia e kërkesave të shtruara nga prijësi ynë martir (Allahu e lartësoftë pozitën e tij të nderuar) dhe pikat e përmendura në mesazhin tim të 7 Tirit 1405 janë hapësit e rrugës për transformimin, lulëzimin dhe arritjen e një pushteti gjyqësor të dëshiruar.
Shpresoj që, me përpjekjet e dyfishuara tuajat, të gjyqtarëve fisnikë dhe të kolegëve tuaj të nderuar në sistemin gjyqësor, si dhe me lutjen e Zotërisë sonë (Allahu i Lartësuar e shpejtoftë daljen e tij të nderuar), populli fisnik i Iranit të përfitojë nga rezultatet e tij.
Sejjid Mojtaba Hosseini Khamenei
13/Tir/1405