Ky është përkthim i tekstit origjinal në persisht. Teksti origjinal në persisht

بسم الله الرّحمن الرّحیم
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Lajmi i martirizimit të profesorit të shquar në fushën e shkencës dhe të kulturës dhe personalitetit me përvojë në fushën e politikës së jashtme, z. Dr. Sejjid Kamal Kharrazi, është një dokument krenarie për komunitetin akademik, për profesorët universitarë dhe për zyrtarët politikë të sistemit të Republikës Islamike, dhe, në anën tjetër, një dokument i turpshëm i poshtërsisë së kryeneçëve amerikano-sionistë dhe të armiqve të shkencës, të kulturës dhe të qytetërimit të Iranit.

Ai kaloi shumë vite të jetës së tij në shërbim në fusha të ndryshme kulturore dhe të informimit dhe në përgjegjësinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe, përveç veprimtarisë në fushat e reja të shkencave kognitive, luante një rol në Këshillin Strategjik për Marrëdhëniet me Jashtë.

Unë u shpreh ngushëllime dhe urime për martirizimin e atij personaliteti të përkushtuar ndaj shërbimit dhe të bashkëshortes së tij të nderuar gjithë popullit, komunitetit akademik, dashamirëve dhe nxënësve të këtij profesori, si dhe familjes së nderuar Kharrazi, sidomos Ajatollah Sejjid Mohsen Kharrazit, dhe i lutem Allahut të Lartësuar për gradë të larta për të.

Sejjid Mojtaba Hosseini Khamenei
21/Farvardin/1405