Ky është përkthim i tekstit origjinal në persisht. Teksti origjinal në persisht

بسم الله الرّحمن الرّحیم
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

ولاتَحسبَنَّ الّذینَ قُتِلوا فی سبیلِ‌اللهِ اَمواتاً بَل اَحیاءٌ عِندَ رَبِّهِم یُرزَقون
Dhe kurrsesi mos i mendo të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut! Përkundrazi, ata janë të gjallë dhe furnizohen pranë Zotit të tyre. (Kur’ani, Al-Imran 3:169)

Me keqardhje të thellë mora lajmin e dhimbshëm të martirizimit të zotit Dr. Ali Larijani, Sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare dhe përfaqësuesit të Udhëheqjes në atë këshill, si dhe të birit të tij të shquar dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij. Ai ishte një njeri i ditur, largpamës, i mençur, i përkushtuar dhe me përvoja të shumëllojshme në fusha të ndryshme politike, ushtarake, të sigurisë, kulturore dhe drejtuese. Gati pesë dekada veprimtari në nivele të ndryshme të sistemit islam e kishin bërë atë një figurë të shquar.

Pa dyshim, atentati ndaj një personaliteti të tillë tregon shkallën e rëndësisë së tij dhe urrejtjen e armiqve të Islamit ndaj tij. Le ta dinë armiqtë e Islamit se derdhja e këtij gjaku në rrënjët e pemës së fuqishme të sistemit islam vetëm e forcon atë; dhe sigurisht, çdo gjak ka çmimin e vet, të cilin vrasësit kriminelë të martirëve duhet ta paguajnë së shpejti. Unë u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje bashkëshortes së nderuar dhe fëmijëve të tjerë të atij të nderuari, si dhe të afërmve të tjerë, veçanërisht Ajatollah Amoli Larijanit, dhe i lutem Allahut të Vërtetë, جلَّ‌وعلا (i Madhëruar dhe i Lartësuar qoftë), për lartësimin e gradave të atyre që u ndanë nga kjo jetë.

Sejid Mojtaba Hosseini Khamenei
26 Esfand 1404